Çfarë ndodh kur narcistët bëhen prindër

Narcizmi pasqyron mungesën e empatisë, përkushtimi i tepruar i rëndësisë për vetveten dhe nevoja e vazhdueshme për admirim nga ana e rrethit të njerëzve ku jeton.

Mburrja e tepruar dhe lakmia në esencë janë personalitetet narciste, thotë Dr. Ramani Durvasula, autore e librit “Si ta mbijetosh lidhjen me narcisin”.

Natyrisht, të gjithë nga pak jemi narcisë, kjo është plotësisht njerëzore dhe pikërisht paraqet fazën e zhvillimit te të rinjtë.

Problemi lind kur narcizmi fillon të ndikojë në punën tonë dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Narcisët besojnë që janë të veçantë dhe që meritojnë trajtim më të mirë sesa të tjerët.

“Shumica nesh pushon të mendojë ashtu për veten rreth moshës gjashtëvjeçare, dhe nuk do të bënte të ndodhte që të bëheshim të tillë edhe kur t’i mbushnim 40 vjeç”, thotë Durvasula.

Mirëpo, kur narcizmi bëhet si karakteristikë edhe në moshën e pjekurisë, ndodh që të qenët prind bëhet burim i pakënaqësisë. Fëmijët nuk u ofrojnë trajtim narcisëve për të cilin ata lakmojnë.

Share With:
Translate »
1821 Views