TikTok paditet për përdorimin e të dhënave të fëmijëve

TikTok po përballet me një sfidë ligjore nga ish-komisionerja e fëmijëve për Anglinë, Anne Longfield mbi mënyrën se si mbledh dhe përdor të dhënat e fëmijëve.

Pretendimi po depozitohet në emër të miliona fëmijëve në MB dhe BE të cilët kanë përdorur aplikacionin jashtëzakonisht të njohur për ndarjen e videove. TikTok tha se akuzat nuk janë të vërteta dhe do luftojë për këtë çështje.

Avokatët do të pretendojnë që TikTok merr informacione personale të fëmijëve, duke përfshirë numrat e telefonit, videot, vendndodhjen e saktë dhe të dhënat biometrike, pa paralajmërim të mjaftueshëm, transparencë ose pëlqimin e nevojshëm të kërkuar nga ligji, dhe pa e ditur fëmijët ose prindërit se çfarë po bëhet me ato informacione.

Si përgjigje, TikTok tha: Privatësia dhe siguria janë përparësitë kryesore për TikTok dhe ne kemi politika të fuqishme, procese dhe teknologji të vendosura për të ndihmuar në mbrojtjen e të gjithë përdoruesve, dhe veçanërisht të përdoruesve tanë adoleshentë. Këto pretendimet nuk janë të vërteta.

TikTok ka më shumë se 800 milion përdorues në të gjithë botën dhe firma mëmë ByteDance bëri miliarda fitime vitin e kaluar, me pjesën dërrmuese të tyre që vijnë përmes të ardhurave nga reklamat.

Kjo çështje ligjore po fillon në emër të të gjithë fëmijëve që kanë përdorur TikTok që nga 25 maj 2018, pavarësisht nëse ata kanë një llogari ose apo të dhëna personale.

Zonja Longfield i tha BBC se ajo ishte përqendruar në TikTok sepse, ndërsa të gjitha platformat e mediave sociale mblidhnin informacion, TikTok kishte politika të tepërta të mbledhjes së të dhënave.

“TikTok është një platformë jashtëzakonisht e popullarizuar e mediave sociale që ka ndihmuar fëmijët të mbajnë lidhje me miqtë e tyre gjatë një viti tepër të vështirë. Sidoqoftë, prapa këngëve argëtuese, sfidave të vallëzimit dhe trendeve të sinkronizimit të buzëve qëndron diçka shumë më e keqe”, është shprehurZonja Longfield.

Ajo pretendon se TikTok është një shërbim i mbledhjes së të dhënave që është i mbuluar hollë si një rrjet social i cili ka mashtruar qëllimisht dhe me sukses prindërit.

Ajo shtoi se prindër kanë të drejtë të dinë se çfarë informacioni privat po mblidhet përmes TikTok.

“Të ardhurat nga reklamat e TikTok dhe ByteDance janë të bazuara në informacionin personal të përdoruesve të saj, përfshirë fëmijët. Të përfitosh nga ky informacion pa përmbushur detyrimet e tij ligjore dhe detyra e tij morale për të mbrojtur fëmijët në internet, është e papranueshme”, ka shtuar ndër të tjera.

Share With:
Translate »
204 Views