Çifti, 2 fëmijë të vegjël dhe 3 qen u gjetën të vrarë brenda një shtëpie në periferi të Çikagos

“Nuk i kam parë kurrë fëmijët jashtë duke luajtur, edhe unë kam një fëmijë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe është shumë e frikshme. Shumë afër shtëpisë”, tha një fqinjë

Një çift në Illinois (SHBA) dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, së bashku me tre qentë e familjes, u gjetën të gjithë të qëlluar për vdekje brenda shtëpisë së tyre në periferi të Çikagos, thanë autoritetet.

Trupat e babait Alberto Rolon, nënës Zoraida Bartolomei dhe dy fëmijëve të tyre u gjetën rreth orës 20:40 nga policia e Romeoville.

Emrat dhe mosha e fëmijëve nuk u publikuan, raporton noa.al.

Tre qen gjithashtu u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda shtëpisë.

Zëvendës shefi i policisë së Romeoville, Chris Burne tha gjatë një konference për shtyp të hënën se policia nuk beson se vdekjet ishin rezultat i një vrasje-vetëvrasjeje.

“Tani për tani ne po e hetojmë këtë si një vrasje,” tha ai gjatë konferencës për shtyp të transmetuar nga NBC Chicago që citon noa.al.

Ai gjithashtu nuk besonte se komuniteti përreth ishte në rrezik, megjithëse nuk është raportuar asnjë arrestim.

Forcat e rendit besojnë se familja katër anëtarëshe u vra mes orës 21:00 të së shtunës dhe 5 të mëngjesit të së dielës.

“Nuk i kam parë kurrë fëmijët jashtë duke luajtur dhe unë kam një fëmijë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe është shumë e frikshme. Shumë afër shtëpisë”, – tha një fqinjë. /

Share With:
Translate »
71 Views