Cristiano Ronaldo poston foton më të bukur të ditës

Aktualisht është futbollisti më i mirë në botë, ku edhe për këtë vit është favorit me fituar çmimin “Topi i Artë”.
Cristiano Ronaldo për momentin gjendet në vendlindje, ku sot do të luajë me Portugalinë kundër Andorrës. Por, kjo nuk do të thotë se portugezi nuk mund të gjejë kohë për të ndenjur pranë familjes. Për ta dëshmuar këtë, 32-vjeçari ka publikuar një fotografi në Instagram teksa shihet pranë të dashurës, Georgina dhe tre fëmijëve. “Fotografia e ditës”, e ka përshkruar imazhin e postuar për ndjekësit në rrjetet sociale.  Theksojmë se edhe e dashura e CR7, bukuroshja Rodriguez tashmë ka konfirmuar se është shtatzënë. Ndërkohë, Ronaldo do të paraqitet sot për herë të 146 për kombëtaren, ku deri më tani ka shënuar 78 gola. 

Share With:
Translate »
924 Views