Dalin rezultatet e analizave: 61 nxënësit në Shkodër u helmuan nga salmonela!

Pas analizave të kryera ndaj dhjetëra nxënësve që u helmuan në Postribë disa ditë më parë, u mësua se shkak është bërë prezenca e lartë e salmonelës në ushqim.

Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë ku nxënësit e moshës 10-12 vjeç, që janë edhe grupmosha më e prekur nga salmonela, shfaqën të vjella, temperaturë dhe marrje mendsh.

Ata përfunduan në spital pasi konsumuan ushqim nga një kioskë që shërbente si Fast-Food. Shumë prej fëmijëve u shprehën se brenda ushqimit u kishin qëlluar edhe copa qelqi.

Drejtoria e Shëndetit Publik mori monstrat e kampionëve të ushqimit ku pas verifikimeve doli prani e lartë e salmonelës.

Salmonela është një agjent bakterial që shkakton infeksion dhe merret nëpërmjet ushqimit.

Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë dhe jo vetëm!

Share With:
Translate »
467 Views