Prishtinë, qytetari gjen një foshnje të braktisur në oborrin e shtëpisë
Sot një foshnjë e gjinisë femërore është lënë në oborrin e një shtëpie në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Burri me inicialet F.S ka treguar se në orën 05:00 të mëngjsit i ka dëgjuar të qarat e një foshnje të braktisur në oborrin e shtëpisë së tij, ai menjëherë e ka lajmëruar rastin në polici.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qazim Bajraktari” në Prishtinë dhe bebja është në gjëndje të mirë shëndetsore.
“Shpresoj që fëmijës t’i gjendet dikush i familjes. Dhe ai që e ka bërë këtë gjest të merr denimin e merituar”- thotë tutje qytetari që gjeti foshnjën e braktisur në oborrin e shtëpisë së tij.