Dejan Haxhi, djali autik në gjendje të rëndë që ka nevojë për ndihmë

Prej kohësh Everest Haxhi, baba shqiptar me banim në SHBA, kërkon ndihmë për djalin e tij, Dejan Haxhi, i cili është autik dhe ka nevojë urgjente për ndihmë.

Babai kërkon ndihmën e specializuar të autoriteteve duke theksuar se gjithkush që i shikon momentet e krizave, të pasqyruara me foto, e kupton që djali i tij nuk është në gjendje të mirë e se shtëpia nuk është vendi ku mund të kryhen terapitë për Dejanin, sikurse pretendojnë autoritetet vendase. Për momentin Dejani ndodhet në spital e familja e tij është në vështirësi të mëdha financiare. Mësohet se Dejani është në gjendje të rënduar e ka nevojë urgjente për ndihmë.Rastin e tij e ka publikuar edhe aktivisti Arbër Kadria, i cili ka publikuar edhe fotot nga gjendja e rënduar e Dejanit:
“Ndryshe nga çdo vit, këtë vit nuk do të postoj vetëm mbi anën e bukur që ka forca e shpirtitit, kurajoja, shpresa dhe ngulmi për të qënë prindër, familjarë dhe miq të denjë per gjithë ato familje të fëmijëve që preken nga çrregullime të spektrit autik…
Këtë vit dua që vëmendja të fokusohet tek Dejan Haxhi dhe sfidat me të cilat po përballet ai dhe familja e tij. Është falë Dejanit dhe babait të tij të mrekullueshëm Everestit që unë dhe shumë të tjerë e gjejmë veten prej 5 vitesh duke vrapuar për këtë kauzë.
Po të ishte ndryshe situata nuk do ta shkruaja këtë status, por fatkeqsisht Dejani, që sot ndodhet në spital, ka nevojë për ndihmë dhe familja e tij është në vështirësi të pashpjegueshme emocionale dhe financiare…”, shkruan Kadria.

Share With:
Translate »
1225 Views