Denoncimi i rëndë: Humbi jetën një fëmijë 2-vjeç pranë qendrës tregtare, e kafshoi gjarpri tek shtëpia e lodrave

Një ngjarje tejet e rëndë është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania. Sipas denoncuesit, pak ditë më parë ka humbur jetën një i mitur në rrethana të cilat ai i sqaron më së miri.

Ngjarja, raporton qytetari ka ndodhur në pjesën e jashtme të ambienteve të bar kafe Goodys, në QTU, pikërisht në pjesën ku ndodhen lojërat e fëmijëve.

Ai rrëfen se fëmija 2-vjeçar kishte qenë duke luajtur brenda shtëpizës lodër në ambientin e jashtëm të kafes në qendrën tregtare dhe ishte kafshuar nga një gjarpër.

Ndër të tjera shton se nuk e kishin kuptuar se çfarë kishte ndodhur që i vogli po qante papushim, por pas 45 minutash 2-vjeçari ka ndërruar jetë.

Qytetari shton se ngjarja e rëndë është 100% e vërtetë dhe për këtë kanë dijeni edhe banorët e zonës.

Share With:
Translate »
2639 Views