Rudina Dembacaj ndan me të gjithë momentin më delikat të së bijës: Ka qenë një nga situatat më të vështira

Rudina Dembacaj është një nga personazhet më simpatikë të ekranit shqiptar. Aktorja ka arritur të bëjë për vete publikun e gjerë me anë të batutave dhe trransparencës që ka shfaqur në dalje të ndryshme publike dhe jo vetëm.
Pasditen e sotme, e ftuar në ‘Ftesë në 5’ me moderatoren Bieta Sulo, Dembacaj rrëfeu një nga momentet më delikate gjatë rritjes së vajzës së vogël, Viktoria.
Duke mbrojtur idenë se nëse një fëmijë ‘gjuan’ një tjetër, ai duhet t’ia kthejë në të njëjtën formë, Rudina zbuloi dhe një ndodhi nga jeta e saj. Ajo tregoi se vajzën e vogël e ka gjuajtur një fëmijë tjetër disa herë në kopësht për shkak të pakujdesisë së edukatores.
E përlotur, ndryshe nga çdo herë tjetër aktorja e humorit pohoi se kjo kishte qenë një nga situatat më të vështira për të. Fill pas këtij momenti Rudina i ka kërkuar vogëlushes së saj t’ia kthejë fëmijëve me të njëjtën monedhë.
Edhe më parë aktorja ka pohuar se do të bënte çdo gjë për kujdesin e të bijës pa marrë parasysh pasojat, ashtu si çdo prind.

Share With:
Translate »
431 Views