Kjo dado nuk e keqtrajton vogëlushin, por… i pi qumështin fshehurazi

Një dado që ishte punësuar për t’u kujdesur për një vajzë të porsalindur, pinte në mënyrë të fshehtë qumështin që nëna ia kishte lënë në një shishe. Dadoja e cila kujdesej për të porsalindurën e pinte atë sa herë që vendoste beben në gjumë .
Zonja Lin, 27 vjeç, nga Kaohsiung, Taiwan tha se dado pinte çdo ditë qumshtin e gjirit pa lejen e saj në më shumë se një rast të vetëm.
Pasi u konfrontua nga zonja Lin më 12 shtator, dado pranoi se kishte pirë qumështin e gjirit të zonjës Lin, por nuk i kërkoi asaj fajle.  Ajo pretendonte se kishte pirë vetëm ‘pak’ dhe e quajti punëdhënësen e saj jo bujare.

Share With:
Translate »
795 Views