Dëshira për djem, krijon 21 milionë vajza ‘të padëshiruara’

Dëshira e prindërve në Indi për të pasur djem, ka krijuar 21 milionë vajza të “padëshiruara”, vlerëson një raport i qeverisë vendase.

Raporti i Ministrisë së Financave ka gjetur shumë çifte që kanë sjellë në jetë fëmijë, deri sa kanë lindur një djalë. Autorët e quajtën këtë një lloj delikatese të preferencës së djalit, krahasuar me abortet selektive të seksit, por paralajmëruan se kjo mund të çojë në më pak vajza në shoqëri.

“Preferenca e djalit është një çështje për të reflektuar, për shoqërinë indiane”, u shprehën autoritetet vendase. Autorët zbuluan gjithashtu se 63 milionë gra ishin “të zhdukur” nga popullsia e Indisë, sepse preferenca për djemtë çoi në abortet selektive të seksit dhe më shumë kujdes i ishte dhënë djemve.

Testet për të përcaktuar seksin e fetusit janë të paligjshme në Indi, por ato ende ndodhin dhe mund të çojnë në aborte të përzgjedhura nga seksi.

Share With:
Translate »
875 Views