Urimin më emocionues në ditën e lindjes Orgesa Zaimi e merr nga e ëma: Unë krenohem me ty bija ime
Ditën e sotme këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi feston 33-vjetorin e lindjes. Ajo është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, por nuk tregon fare për moshën që ka. Duket se pasioni për muzikën dhe shpirti i artistit vetëm e rinojnë.
Orgesa në ditën më të veçantë të vitit publikon urimin që ka marrë nga e ëma. Siç i ka hije rasteve të tilla, urimi është dërguar në mesnatë dhe mesazhi është shumë emocionues. “Gëzuar ditëlindjen moj e vogla e mamit! 33 vjet më parë në orën 2 e 30 të 25 korrikut linda një vajzë, një engjëll dhe sot ajo është një artiste dhe një nënë model. Unë krenohem me ty bija ime. T’i gëzosh të gjitha të mirat e kësaj bote”,-ka shkruar ajo./revistawho.com