Dëshmia: Olesia Duka po u shkurton jetën fëmijëve tanë

Fjorza Mullai është një prej shumë personave që u mashtruan nga Olesia Duka, stomatologia që zhvati biznesmenë dhe jo vetëm, duke u premtuar atyre favore, në këmbim të shumave të caktuara të parave, të marra “borxh” por që nuk i ktheu kurrë.

Mullai është prind i një fëmije 2-vjeç, e cila vuan nga fibroza cistike.

Për Report Tv ajo tregon se si nisi gjithçka:

Ajo shfrytëzoi rastin tim që kam një fëmijë me fibrozë cistike. Duke parë që situata ishte delikate, mu afrua me idenë që “do ju ndihmoj me ligjin”, duke qenë se vazhdimisht në rrjetet sociale kishte foto me deputetë, me njerëz që kanë shoqata dhe ne kishim nevojë për ndihmë për shoqatën që sapo kishim krijuar për fëmijët me fibrozë cistike.
Më premtoi qiellin dhe tokën, jo vetëm për fëmijën tim, por për gjithë fëmijët e tjerë që unë kam marrë përsipër. Lekët nuk jepen kollaj, por kur je në situatën time, ato lekë nuk janë asnjë gjë”.

Fjorza tregon se Olesian e njohu pasi ajo shkonte herë pas herë për të blerë gjëra artizanale në dyqanin e saj dhe prej aty nisi historia.

Nëna e re shprehet:

Një antibiotik i gocës time shkon deri në 800 euro dhe ajo e dinte shumë mirë sepse e kishim diskutuar. Tek unë blinte objektet artizanale që unë shes. Sa herë që blinte më ofronte edhe më shumë, deri sa arriti puna që si këmbim të ndihmës, më kërkoi një hua me një afat kohor të shkurtër. 30 mijë euro. Thuajse gjithë lekët që unë kisha. Arriti të krijonte tek unë një besim që me të vërtetë mund të më ndihmonte me problemin që unë kisha, për fëmijët me fibrozë cistike, për deputetët që mund të kalonin ligjin në parlament”.
Fjorza shprehet më tej se për këtë situatë është pjesërisht edhe faji i shtetit, i cili nuk u vjen aspak në ndihmë fëmijëve të sëmurë”.

Sipas saj:

Dhe shteti ka një përgjegjësi shumë të madhe, sepse na detyron të marrim masa alternative, të besojmë çdo lloj njeriu, sepse ata nuk bëjnë punën e tyre dhe u shkurtojmë jetën fëmijëve tanë, duke mos u dhënë atë për të cilën ata kanë me të vërtetë nevojë, atë gjë për të cilën ne paguajmë taksa, ilaçe, spitale, pavione”.

Nëna e fëmijës së sëmurë tregon se biseda e fundit me Olesia Dukën ka qenë në Instagram, ku ajo i ka kërkuar që t’i kthejë paratë pas.

Janë disa mesazhe në Instagram pasi më kishte bërë një porosi, për të cilën i tashë se nuk kishaq më nevojë që t’i shisja asaj, por unë kam nevojë për paratë e vajzës time. Më tha “mos ki merak se vajzën e kam marrë unë përsipër”. Përgjigja ime ishte që vajza ime ka prindër që kujdesen për vajzën, por edhe shumë fëmijë të tjerë që janë me fibrozë cistike. Nuk kemi nebojë për ty. E kisha kuptuar sqë ishte e gjitha një mashtrim. Nuk më ktheu një përgjigje. Më tha që 2018 do ta tregonte se kush ishte Olesia dhe realisht 2018 e tregoi.

Fjorza e akuzon hapur Olesian se po i shkurton jetën fëmijës së saj dhe shumë fëmijëve të tjerë, ndërsa nuk nguron të tregojë edhe për vështirësitë që këta fëmijë kanë.

Olesia nuk i shkurton jetën vetëm vajzës time me ato lekë, po ne vazhdimisht blejmë ilaçe edhe për fëmijë të tjerë që kanë fibrozë cistike. Kemi plotë dëshmitarë që ne ju dhurojmë ilaçe me vlera marramendëse që askujt nuk jua mban xhepi e vdesin nga 10 vjeç e 15, kur mund të shkojnë deri në 40.
Olesia ka shkurtuar jetë fëmijës. Fëmija im do mbi 5 mijë euro në vit tani që është 2 vjeç dhe mbi 55 mijë euro kur të jetë mbi 12 vjeçe”.

 

Share With:
Translate »
816 Views