Destinacioni i veçantë që Sonila Meço ka zgjedhur për të festuar ditëlindjen e të bijës

Si sot 6 vite më parë, familja e moderatores së njohur, Sonila Meço u shtua me një pjesëtar të vogël, i cili, ashtu siç shprehet vetë gazetarja, i ka ndryshuar jetën rrënjësisht dhe me këtë rast, ajo ka zgjedhur Londrën për të festuar.

Ashtu siç e do zakoni, edhe Sonila e ka uruar të bijën në rrjetet sociale duke i dedikuar disa rreshta që vetëm një nënë mund t’i shkruajë.

“6 vjet bashkë Amaris”, – e nis postimin gazetarja e njohur. “Na ke lumturuar Na ke lumturuar qëkurse u bëmë tre në familje…lindëm bashkë, ti i buzëqeshe ëmbël botës, ne të paditur prindërimit.
Herë bëhemi të mëdhenj seriozë, të përgjegjshëm dhe herë më fëmijë se ti…
Dhe kështu do të jetë ngahera, se na mëson të jemi prindër të mirë, sa ç’të mësojmë të bëhesh vajzë e mbarë…
Jetofsh ëndrrat shpirt”.

Edhe ne i urojmë Amarisit të vogël 100 vite të lumtura dhe pse jo, një ditë ta shohim më lart se mami Sonila. 

Share With:
Translate »
1033 Views