Para operacionit të tretë në zemër 5-vjeçarja ka vetëm një ëndërr …

Një histori drithëruese është ajo e 5-vjeçares Sophia Chiappalone e cila ka lindur me një defekt në zemër dhe në mesin e muajit nëntor do të duhet të bëjë një operacion, të tretin për fat të keq.
Por përpara se vogëlushja t’i nënshtrohet ndërhyrjes ajo ka një dëshirë, të martohet me shokun e saj të shkollës 6 vjecarin Hunter Laferriere. E në kushtet kur kjo nuk është e mundur asgjë nuk e ndalon që ata të dy të martohen thjesht për një foto.

Edhe vogëlushi nuk e kishte aspak problem të vishte kostumin e dhëndrit.

“Unë qava shumë kur i pashë të visheshin me rrobat e nusërisë. Ndoshta kjo do të jetë e vetmja ditë kur do ta shoh vogëlushen time me një fustan të tillë, uroj që mrekullia të ndodh për të’ u shpreh Kristi, nëna e Sophia.

Vogëlushja ka lindur me një defekt gjenetik në zemër, mes zemrës dhe arterieve të saj pumonare nuk ka komunikim dhe për këtë arsye vogëlushja herë pas here i nënshtrohet ndërhyrjeve por kjo nuk e ka ndalur që të jetë e guximshme dhe të kërkojë ëndrrën e saj, një frymëzim i vërtetë i Sophia për të thënë TE DUA në momentin kur zemra na e ndjen, sepse koha ikën e ndoshta ndërpritet edhe papritur.

Share With:
Translate »
613 Views