Gjërat që nuk duhet të bëni me të porsalindurin

Disa veprime që për një të rritur janë normale, për të porsalindurit janë të ndaluara.

Ja cilat janë ato veprime:

• Të mos lani duart. Ato janë plot me mikrobe dhe sistemi imunitar i bebes është jo i maturuar.

• T’i afroheni një të porsalinduri nëse keni kollë apo grip. Madje nëse nuk jeni mirë me shëndet nuk duhet të paraqiteni në shtëpinë e të porsalindurit.

• Të lejoni të qëndrojnë shumë persona pranë tij. Foshnja mund të fillojë të irritohet.

• Mos e stimuloni tepër. Mos i këndoni shumë, mos e thërrisni vazhdimisht në emër etj. Mund ta nervozoni.

• Mos e merrni nga krahu i nënës. Nëse keni dëshirë ta merrni në krah duhet të pyesni më parë nënën. Dhe nëse ajo refuzon duhet ta kuptoni dhe të mos mërziteni.

• Të mos plotesoni nevojat e tij. I porsalinduri ka nevojë të ushqehet kur do ai, ndonjëherë të qëndrojë për shumë kohë në gjoks, të flejë kur do ai e me rradhë, dhe për këtë arsye mos u përpiqni t’i vendosni orare.

• Ta lini të qajë. Nëse ai e bën këtë ka një arsye, ka nevojë për ju.

• Të mos i flisni. Fëmija ka nevojë për zërin tuaj, prandaj ju dhe bashkëshorti juaj duhet t’i flisni sa më shumë.

• Të mos e nxirrni për një shëtitje. Fëmija ka nevojë të shëtisë për të marrë rreze dielli si edhe për të qënë më i qetë.

• T’i bërtisni. E përse duhet t’i bërtisni një të porsalinduri? E qara është fjala e tij. Në vend që të bërtisni, përpiquni të kuptoni çfarë ka.

 

Share With:
Translate »
732 Views