Detaje nga ditëlindja përrallore e mbesës së Noizy-t!

E kemi parë gjithmonë nën petkun e reperit të fortë apo “gangsterit”, por ata që e njohin nga afër e dinë që Noizy është shumë familjar.

Përveç prindërve dhe vajzës, të cilët ai i quan të shenjtë, reperi ka edhe një tjetër person të rëndësishëm në jetën e tij. Dhe ajo është mbesa, Prayla.

Ditën e djeshme vogëlushja ka festuar ditëlindjen e saj, në një festë e cila duket se është organizuar nga daja Rigels.

Kjo është treguar nga vetë krijuesi i “Midis Tirone”, i cili ka postuar disa foto në Facebook, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Prayla!”.

Edhe ne i bashkohemi urimit të Noizyt për mbesën e tij, duke i uruar dhe 100 vite të lumtura.

Ne e shohim shpesh rreperin e njohur në shoqërinë e mbesës, ndoshta për të mbushur boshllëqet që i le Leandra, vajza nga martesa e parë e Noizyt e cila jeton me të ëmën jashtë Shqipërisë.

Share With:
Translate »
1960 Views