Djemtë ‘kyçen’ në market, harxhojnë 300 paund në ushqime e alkool

Dy djem kanë kyçur veten në marketin ‘Sainsbury’ dhe kanë konsumuar 300 paund ushqime dhe pije alkoolike brenda natës.

Thuhet se fëmijët e moshave 12 dhe 13 vjec janë fshehur në rafte derisa dyert e marketit janë mbyllur plotësisht.

Ata konsumuan gjithcka për 4 orë, derisa u kapën nga roja e natës. Policia arriti në vendngjarje rreth orës 2 të mëngjesit për ti kthyer te prindërit e tyre.

Sipas hetimeve u zbulua se në market mungonin dhe një aparat fotografik me kosto 35 paund dhe dy karta memorie.

Marketi deklaroi se djemtë nuk kishin konsumuar alkool, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga një burim i brendshëm.

Share With:
Translate »
750 Views