Dhunon babanë dhe e kanos me biçak, arrestohet 30-vjeçari

Ushtron dhunë dhe kanos babanë e tij në prezencë të vëllait të mitur, arrestohet në flagrancë nga policia 30-vjecari. Në pranga ka rënë shtetasi  Denis M., 30 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka kanosur me një mjet prerës (biçak) dhe ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj babait e tij, shtetasit K.M, 60 vjeç, në prezencë të vëllait të tij të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

Share With:
Translate »
757 Views