Ditëlindja e djaloshit mund të ishte e fundit për të dy vëllezërit
Dy vëllezër u goditën nga një automjet, teksa ishin duke kaluar rrugën. Sonny dhe Bobby Madsen u dërguan menjëherë në spital, pasi morën plagë në fytyrë dhe trup. Ngjarja ndodhi në Cleethorpes, Lincolnshire, Angli, fundjavën e kaluar. Njëri nga vëllezërit ditën e aksidentit feston ditëlindjen e tij, por u dësh të përballej me një aksident, i cili për fat nuk pati pasoja fatale. Nëna e djemve, Collette Davidson, 31 vjeçe, tha se: Ishte dita më fatkeqe e jetës sime, por gjithashtu, jam e lumtur, sepse mund të kishte qenë shumë më keq. Nuk do e harroj kur atë moment, pasi pashë dy djemtë e mi të fluturonin gjatë kohës që u goditën nga makina. Të dy fëmijët janë shtruar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.