Dhurata e çmendur që stërgjyshja kërkoi për ditëlindje

Një stërgjyshe ka kërkuar si dhuratë ditëlindjeje diçka që arrin edhe kufijtë e çmendurisë duke parë moshën e saj të thyer.

Amy Cook nga Londra është hedhur me parashutë nga 3900 metra lartësi për të festuar kështu ditëlindjen e saj të 90 më 8 gusht.

Supergjyshja ka treguar se gjithnjë e kishte pasur ëndërr që të bënte një hedhje të tillë dhe festa e ditëlindjes për të ishte edhe momenti i duhur, pasi ajo kishte frikë se ky do të ishte edhe shansi i saj i fundit.

Të ardhurat e përfituara nga ky gjest çmenduri, Amy Cook tregon se do t’ia kalojë në formë bamirësie spitalit “The Royal Marsden Cancer Charity”, pasi këta të fundit kuruan vajzën e saj 56-vjeçare nga kanceri në gji në vitin 2015.

Share With:
Translate »
600 Views