Dikur tronditi botën me pamjen e saj por sot nuk do ta njihni këtë vajzë

Kjo është adoleshentja Saida Ahmad Baghiti, nga Jemeni e cila një vit më parë tronditi mbarë botën me foton e saj.

Vajza vuante nga kequshqyerja dhe publikimi i fotos në rrjetet sociale preku mbarë botën dhe shumë organizata u afruan për ta ndihmuar.

Sot 19 vjeçarja ka një ndryshim të dukshëm dhe tani peshon 36 kg, 11 kg më shumë seç peshonte tetorin e shkuar. Babai i Saidës ka thënë për Daily Mail se ai ndjehet i lumtur që Saida tani është më mirë: ‘Para një viti ajo nuk ishte në gjendje as të fliste, tani ha vetëm qumësht dhe biskota sepse ka ende probleme me gëlltitjen.
Saida është me fat sepse në Jemen ka ende fëmijë, të cilët vuajnë nga kequshqyerja dhe një e katërta vdesin nga uria’.

Share With:
Translate »
754 Views