Diola rrëfen sfidat e divorcit: “Kam menduar çdo gjë që do të sillte mosekzistencën time, por vajzat…”

Diola Dosti, në një bisedë me Bjordin ka ndarë përjetimet e saj kur ishte në prag divorci nga ish-bashkëshorti. Ajo, rrëfeu pa doreza se ishte një periudhë shumë e vështirë në jetën e saj dhe se e ka menduar edhe më të keqen.

“Unë, për shembull, para 3 viteve kur u bë divorci, realisht kam menduar çdo gjë që do të sillte mosekzistencën time. Doja thjesht të zhdukesha, sepse nuk pranoja dot realitetin”, u shpreh Diola.

Ajo tha edhe se vajzat ishin forca e saj më e madhe.

“Më kanë dhënë shumë forcë vajzat. Ato ishin fryma dhe arsyeja kryesore pse unë marr frymë ende, pse jam gjallë sot. E pastaj, kuptova që kjo që më ndodhi, ishte ajo që më duhej, sepse aty kuptova se sa e fortë jam. Nuk ke zgjedhje tjetër përveçse të jesh e fortë”, rrëfeu ajo.

Në mars të vitit 2022, Diola ka folur për divorcin në një intervistë në Skype dhe u shpreh se divorcin e kishte kërkuar ajo, pas 12 viteve martesë dhe 3 vajzave që ka me ish-bashkëshortin. Asokohe, Diola u shpreh se 5 minuta pas divorcit, e ka ndarë lajmin në Facebook, ndryshe nga shumica e grave që mundohen ta mbajnë të fshehtë këtë ngjarje.

Megjithatë, pranoi se nuk ka qenë aspak e thjeshtë. “Divorci nuk është i lehtë, unë e kam thënë disa herë edhe në momentet që ne flasim tani, unë konsultohem me një psikologe. Nuk është e lehtë të jesh 12 vite me një njeri që e ke dashur fort dhe vjen një moment që duhet t’i japësh fund. Nuk është diçka që ndodhi tani dhe kaq. Është diçka e menduar. Unë kam pasur një martesë kundër prindërve të mi dhe nuk është diçka e lehtë që unë të kthehem tani dhe ti them që ju keni pasur të drejtë dhe unë gabova tani”, ka thënë Diola.

 

Share With:
Translate »
140 Views