Mamaja akuzohet për vdekjen e djalit 18-muajsh, ra nga kati i gjashtë

Një grua 23-vjeçare akuzohet për vdekjen e djalit të saj 18-muajsh, që ra nga dritarja në katin e gjashtë të një ndërtese në Bradford, Angli. Gemma Procter do të paraqitet para Gjykatës mbi vdekjen e djalit të saj Elliot Procter. Policia tha se hetimet për ngjarjen që ndodhi të shtunën e 21 Tetorit janë në vazhdim e sipër.

“Ky është një incident tronditës dhe oficerët të përgatitur për këto situata janë duke punuar që të mbështesin anëtarët e familjes së fëmijës dhe ata që panë skenën e ngjarjes,” tha detektivi i çështjes Nick Wallen.

Dëshmitarja Danuta Tomaszewicz, 59 vjeç, tha se vogëlushi ishte lakuriq kur i shoqi saj dhe një mik shkuan për ta ndihmuar. Ajo ishte duke përdorur telefonin dhe po shikonte drejt dritares së katit të parë të cilën po e dekoronin, kur papritur pa fëmijën në tokë. Fillimisht, ajo mendoi se ishte një kukull.

Mbesa e Danuta Tomaszewicz, tha se ajo e kuptoi që ishte një fëmijë i vërtetë, kur Elliot po mundohej të merrte frymë dhe po lëvizte barkun.

Share With:
Translate »
658 Views