Me vajzën në krah, veprimi i këtij babai shokon botën | Video
Një video ku shihet babai i cili hidhet bashkë me vogëlushen dy vjeçe nga lartësia prej 60 metra ka shokuar shumë njerëz.
Video është bërë në Malajzinë perëndimore dhe ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, ndërsa babai shihet me helmetë në kokë ndërsa vajza jo.
Avokatja për të drejtat e fëmijëve Goh Siu Lin pretendon se kurrë nuk ka dëgjuar për një rast të tillë.
“Kërcimi me litar është sport ekstrem dhe shumë i rrezikshëm dhe nuk është i përshtatshëm për fëmijë. Kurrë nuk kam dëgjuar se është e lejuar për fëmijë të moshës së saj të merr pjesë në këto sporte ektreme”, ka thënë ajo.