Do t’i tregonit fëmijës se do të vdesë? Historia e dhimbshme e një nëne

Sarah Pullen dëshironte gjithmonë të kishte një vajzë, por ajo ishte shumë e lumtur me katër djemtë e saj. Të lindur në një kohë prej 5 vitesh, ata ishin një familje e bukur dhe e lumtur.

47-vjeçarja hoqi dorë nga puna e saj si një bankiere në Londër, për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj. Djali i parë Oscar ishte i forti, djali i dytë Rufus ishte ai i turpshmi, i treti Silas ishte i gëzuari dhe fatlumi, ndërsa i katërti, Inigo ishte i ëmbli dhe i llastuari i familjes.

“Kur isha shtatzënë me Silas, në ekon e parë më thanë se ishte vajzë dhe unë nisa të blija çdo gjë rozë, të cilat i hodha kur mora vesh në ekon e dytë se ishte djalë”, shprehet Sarah.

“Ai lindi gati 5 kilogramë dhe me flokë të kuq. Bashkëshorti Ben mori një vështim dhe tha: “Çfarë djali i fuqishëm!”. Të gjitha matjet e tij ishin jashtë normës”, vijon rrëfimin e ëma.

“Nga të gjithë djemtë e mi, ai dukej më i fuqishmi. Silas ishte ai me të cilin asnjëherë nuk u shqetësova. Ai ishte aq i madh dhe plot me jetë, i pandalshëm”, tregon 47-vjeçarja.

Sot, Sarah ka vetëm tre djem dhe me lot në sy rrëfen humbjen e Silas, i cili pëlqente Peter Pan. Djali i saj i tretë ndërroi jetë në moshën 11-vjeçare. Ai humbi jetën në krevatin e tij i rrethuar nga prindërit në 29 nëntor të vitit 2013, 18 muaj pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë të kancerit të trurit që nuk kishte kurë.
E humbur në një mjegull të dëshpëruar, Sarah, e cila ndihej si e mbytur në pikëllim, derdhi ndjenjat e saj në letër, si një mënyrë për të përballuar dhimbjen e madhe.
Ajo nisi të shkruante për veten e saj dhe nuk priste që dikush ta lexonte, përveç burrit dhe djemve të saj.

“Doja që djemtë tanë të dinin rrugëtimin tonë, të ishin në gjendje që të kapnin Silasin përsëri një ditë, kur ata nuk mund ta kujtonin më. Por kur Ben lexoi atë që unë po shkruaja tha se “duhet të bësh diçka me këtë””, rrëfen Sarah.

Rezultati është një libër, një tregim i çuditshëm i udhëtimit të vetmuar të një nëne nëpërmjet llojit të makthit që çdo prind i frikëson.

Sara shpreson se libri i saj do të rrisë ndërgjegjësimin dhe do të sjellë ngushëllim për të tjerët, të detyruar të ecin në të njëjtën rrugë, sepse në fund të fundit, historia e saj është një dashuri, forcë, mbijetesë dhe një humor prekës dhe shoqëri mes Silas, prindërve dhe vëllezërve, në rrethanat më shkatërruese.

 

Share With:
Translate »
769 Views