E dhimbshme! Babai kërcen për herë të fundit me vajzën e tij

Kjo video shumë emocionuese e një babai që kërcen për herë të fundit me vajzën e tij, na pikëlloi zemrat. Vajza e vogël Millie vuante nga një sëmundje e rëndë e kockave që nuk e lejonte atë të lëvizte. Millie i kishte ditët e numëruara, por kjo nuk e bëri aspak atë të humbiste forcat për të jetuar çdo moment.

Ishte e mrekullueshme të dëgjoje mamanë e saj që thoshte se Millie ishte një vajzë shumë e fortë dhe me një dëshirë të madhe për të jetuar. Ajo nuk ishte mërzitur aspak për këtë që i kishte ndodhur vajzës së saj, sepse që kur ajo kishte ardhur në jetë i kishte dhënë vetëm forcë familjes së saj. Prindërit e saj e dinin që Millie nuk do ti rezistonte dot asaj sëmundjeje, sepse ajo prekej nga çdo lloji infeksioni që qarkullonte.

Ajo gjithashtu nuk mund të përdorte gojën për t’u ushqyer, por me anë të një lidhjeje të dyfishtë në stomakun dhe zorrët e saj. Millie kishte dhe një vëlla e një motër të vogël, të cilët i kishin vënë qëllim vetes që do ta bënin Millien ta kuptonte sa shumë ata e donin. “Nuk do të shihni asnjë lot hidhërimi në sytë tanë, sepse Millie na ka dhuruar vetëm lumturi që kur ajo erdhi në jetë,”- u shprehën ata. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
833 Views