Megaoperacioni i drogës Shqipëri-Itali, mes të arrestuarve dhe një grua shtatzënë

Dalin në dritë detaje të reja pas aksionit të madh dje në Itali në lidhje me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Napolit, ku midis 26 personave që u arrestuan ,kishte edhe shtetas shqiptarë. Nga 26 të arrestuarit, 21 janë lënë në burg ndërsa 5 me arrest shtëpiak, prej këtyre 19 janë italianë dhe 7 janë shqiptarë, 4 prej shqiptarëve janë banues në shqipëri, shkruan teleclubitalia. Operacioni i koduar “Smoke Snake” u finalizua pas një pune disa mujore nga ana e prokurorisë së Napolit dhe Guardia di Finanza të Casertës. Detaji më i veçantë i këtij operacioni ishte se midis të arrestuarve ishte dhe një grua shtatzënë, e cila përdorej për transportimin e drogës. Ajo përpiqej ti shmangej kontrolleve në portin e Barit duke e fshehur drogën në pjesën e barkut, poshtë rrobave.

Share With:
Translate »
779 Views