E diela kulturore e Alanës, vajzës së Rudina Xhungës

 Ndryshe nga pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës që kanë vendosur ta kalojnë të dielën në bregdet, Rudina Xhunga nuk e ka braktisur kryeqytetin. Ditën e sotme së bashku me të bijën, Alana kanë vizituar Galerinë Kombëtare të Arteve. Një pjesë të kësaj vizite ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram ku Alana duket mjaft kureshtare për veprat e artit. Dhe nuk kishte si të mos mungonte as ndalesa tek “Reja” e cila ndodhet në oborrin e Galerisë së Arteve. Një e dielë kulturore e tillë i duhet çdo fëmije! Përgëzime Rudina për zgjedhjen që ke bërë për të kaluar të dielën me vajzën! /Kids’ Time  

Share With:
Translate »
1612 Views