E dije pse fëmijët e vegjël mbeten gjithmonë të vegjël për prindërit?
Ja Eno, Amina dhe Koli i vogël: kështu i prezantojnë nënat fëmijët e tyre. Thjesht harrohet fakti se Koli i vogël është gati 40 vjeç dhe e ka numrin e këmbës 43-shi. Fenomeni gjithsesi është i kuptueshëm dhe shumë i lidhur me kristalizimin e roleve në familje. “Të vegjlit e shtëpisë” do të mbeten gjithnjë të vegjël. Sipas një studimi australian, mamatë vërtet vuajnë nga një sindromë që i bëjnë t’i shohin fëmijët e vegjël, vërtet të vegjël.
Ka diçka më tepër në këndvështrimin e një nëne ndaj fëmijëve më të vegjël. Ekspertët e quajnë “iluzioni i foshnjës” dhe kjo e çon nënën që ta shohë fëmijën më të ri si më të vogël fizikisht krahasuar me të tjerët. Studimi ka përfshirë 747 gra me më shumë se një fëmijë, duke nxjerrë në pah se 70% e tyre e shohin të lindurin e fundit si të paktën 7,5cm më të shkurtër seç është realisht, ndërkohë që kanë një perceptim të drejtë për gjatësinë e fëmijëve më të mëdhenj. Një iluzion i tillë e bën nënën ta shohë të voglin gjithnjë si të parritur.
