“Identik nga koka tek këmbët”, ja kujt i ngjan Jon, Adelinës apo Serjozhës

Në gusht të këtij viti Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj Serjozha Markov u bënë prindër për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Jon. Gjatë këtyre muajve Adelina ka preferuar të mos ja tregojë fytyrën vogëlushit të saj duke postuar foto vetëm me kurriz apo ku ja ka mbuluar portretin. Mirëpo sot Adelina na ka prezantuar për herë të parë me Jonin me një video të transmetuar gjatë “Xing me Ermalin”, të realizuar nga Rezarta Shkurta.

Vogëlushi i Adelinës dhe Serjozhës shfaqet në një atmosferë festash, me kapele, teksa vështron nga aparati fotografik.

“Djali ka ngjarë nga unë, identik si mami vet. Nga koka tek këmbët”, u shpreh Adelina.

Share With:
Translate »
783 Views