E ftuan në emision por nuk e futën në skenë, ja për kë nuk doli koha në Piter Pan

Të ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, mbrëmjen e sotme ishin moderatorët shumë të dashur për publikun, Albana Osmani dhe Saimir Kodra të cilët shkaktuan shumë të qeshura së bashku me pyetjet pikante të fëmijëve.

Por sot ishte edhe një e ftuar e tretë, për të cilën Alketa kërkoi ndjesë që nuk mund ta ftonte dot në skenë.

Koha nuk doli pasi pyetjet për Saimir Kodrën zgjatën pak më shumë dhe menjëherë pas “Në kurthin e Piter Pan”, fillon emisioni “Opinion”.

E ftuara e tretë e mbrëmjes ishte këngëtarja Manjola Nallbani e cila e ka bërë të ditur vetë në një postim në Instagram ku shkruan: “Pas pak në kurthin e Piter Pan”.

Megjithatë siç u shpreh Alketa, të ftuarën e tretë, pra Manjola Nallbanin do e shohim të hënën tjetër.

Share With:
Translate »
931 Views