E gjeti të vdekur, mamaja e Eneas: Ma përdhunuan, do marr hak vetë

E lodhur dhe e raskapitur nga dhimbja, e ëma e Enea Ftojit ka folur sot gjatë marshimit të bërë në pedonalen e Tiranës. Ajo ka kërkuar drejtësi për të birin, duke mos i ndalur kërcënimet, në rast se askush nuk do të reagonte.
Mamaja e Eneas u shpreh: Të merren masa. Një nënë ka kaluar në depresion, një baba ka kaluar në depresion. Ai ka lënë dy fëmijë, të shoqen. Po sikur të ishin fëmijët e tyre, do ta kërkonin ata? Ne duam drejtësi. Nëse nuk merr masa qeveria, do ta bëjmë ne. Siç iku fëmija jonë, ashtu do
të ikin edhe ata që na e vranë”.

Më tej ajo shton se policia e dhunoi dhe e përdhunoi të birin, e për të fshehur gjurmët, e çuan direkt në morg.
Gruaja shprehet: Kur fëmija kishte vdekur në rajon, pse nuk u lajmërua familja? Si do shkonim ne në gjyq? Na thanë shkoni në gjyq se do ta sjellim ne aty. Pse duhet të na mashtronin kur fëmija kishte vdekur? E kishin parë që kishte vdekur? Vajtëm 4 herë. Ça qeverie është kjo? E kishin përdhunuar, e kishin vrarë, e kishin prerë dhe donin të tregonin të palarat. Pse duhej ta çonin në morg?”

Më herët një përfaqësues i komunitet rom dhe egjipan bëri me dije se kjo ishte programuar të ishte një protestë ndaj një diskriminimi të hapur që cenon të drejtën e jetës.
Djali që foli, tha: Ne do të firmosim një peticion në emër të të gjithë qytetarëve ku u bëjmë thirrje institucioneve për drejtësi për Enenan. I bëjmë thirrje ministrisë dhe Prokurorisë të hetojnë me objektivitet. I bëjmë thirrje Shërbimit Informativ të zbardhë ekspertizën ligjore. I bëjmë thirrje Vasilika Hysi të thërrasë në mënyrë urgjente ministrin e Brendshëm për interpelancë. Kryeministrit i bëjmë thirrje të mundësojë një bisedim me qytetarët e komuniteteve egjiptiane dhe rome, kur bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave”.

Share With:
Translate »
2127 Views