E gjithë esenca e jetës së Albanit në një foto të vetme

Alban Skënderaj është një ndër artistët më të mirë shiqptar, e dokumentuar kjo në çmimet e njëpasnjëshme të fituara. I fundit ishte titulli “Kënga e Vitit” nga çmimet Kult, trofe që e ngriti vetëm para dy ditësh! Por duket se asnjë nga arritjet profesionale nuk e mbush dot këngëtarin ashtu siç bën familja e tij! Ameli dhe Miriam në një foto, janë “esenca e jetës” së këngëtarit, siç ka shkruar ai përkrah fotos, e cila duket si një tablo vjeshte e ndonjë piktori të famshëm. Krijimi i familjes së re e ka tërhequr edhe Miriamin nga karriera e saj si këngëtare për disa vite, ndërsa për pak ditë pritet të vijē kënga e saj e fundit “Meteor”. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
752 Views