E kishin mbështjellë me qese plastike, fermeri i shpëton jetën të porsalindurit të braktisur në mes të të ftohtit

Fillimisht dëgjoi një zhurmë të çuditshme, më pas të qarat e një fëmije. U përpoq të kuptonte se nga vinin, por pasi kontrolloi rreth e përqark nuk vuri re gjë derisa të qarat u dëgjuan sërish. Ajo që vuri re nuk mund të mos e shokonte pasi kurrsesi nuk ia kishte marrë mendja që në tokën ku ishte rritur, do të gjendte një fëmijë të porsalindur të mbështjellë me qese plastike. 

Protagonist i kësaj ngjarjeje surreale është një fermer në Paceco, qytezë në provincën e Trapanit, i cili mbrëmjen e shkuar u përball me një nga ato skenare që s’do të donim t’i shihnim as nëpër filma. Pasi e mbështolli me trikon e tij, 68-vjeçari lajmëroi menjëherë patrullën e karabinierëve të cilët e dërguan në spitalin e Trapanit. Sipas mjekëse, foshnja e seksit mashkull kishte lindur para disa orësh. Në qesen ku ndodhej vogëlushi, kishte ende mbetje të placentës së mamasë.

Sipas hetuesve, nëse nuk do të ishte shpëtuar në kohë ai rrezikonte të ndërronte jetë nga hipotermia ose kafshët e egra.për të zbuluar identitetin e nënës edhe duke parë kamerat e vendosura në zonë. Mjekët e spitalit Trapani vendosën ta quanin të porsalindurin Francesco Alberto. Francesco sepse u gjet në ditën e shenjtorit të Asizi-t, Alberto si fermeri që e mori për herë të parë në krahë.

Share With:
Translate »
98 Views