“Po më ndjekin forcat e sigurisë”, tjetër ngjarje e rëndë në Iran, gjendet e pajetë një 17-vjeçare

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Iran, ku është gjetur e pajetë 17-vjeçarja Nika Sakrami.

Dyshohet se adoleshetja është vrarë gjatë protestave të dhunshme që po mbahen në Iran, pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cial u dhunua për vdekje nga policia se i kishin dalë flokët nga shamia.

Autoritetet gjyqësore të Iranit kanë nisur një hetim për shkakun e vdekjes së adoleshentes.

Sakrami u zhduk 10 ditë më parë pas pjesëmarrjes në protestat në Teheran më 20 shtator. Në mesazhin e fundit që Nika i kishte dërguar shoqes shkruante se po ndiqej nga forcat e sigurisë.

“Kur shkuam për të identifikuar trupin e saj, nuk na lejuan ta shihnim, vetëm fytyrën e saj për disa sekonda”, tha tezja e saj Atas Sakrami.

Qindra protestues u mblodhën në varrezat e Khoramabadit dhe brohoritën parulla kundër regjimit iranian.

Në një daklaratë Drejtat e Njeriut të Iranit (IHR) njoftoi se të paktën 92 protestues janë vrarë deri më tani në trazirat.

Share With:
Translate »
43 Views