E pabesueshme sa e ka zbukuruar lindja Amal, ja ku shkëlqeu mbrëmë

Amal Clooney duket e mrekullueshme pas lindjes së binjakëve. Ajo dhe bashkëshorti i saj, George Clooney mesa duket janë lumturuar aq shumë nga ardhja në jetë e fëmijëve sa këtë gjë e reflektojnë edhe në portretin e tyre. Dyshja e famshme janë fotografuar teksa darkonin në liqenin Como në Itali. Ky është vendi i preferuar i çiftit, pasi ata kanë edhe një shtëpi aty. Amal solli në jetë në qershor binjakët, emrat e të cilëve janë Ella dhe Alexandër. Amal dhe George duken edhe më të rinj tashmë që janë bërë prindër.

Share With:
Translate »
802 Views