E pazakontë në Greqi, foshnja lind me sëmundjen e rrallë, spitali miraton buxhetin rreth 2 mln euro për t’i shpëtuar jetën

Një ilaç me kosto 1.800.000 euro miratoi bordi drejtues i spitalit shtetëror “Venizelos” në Kretë për të shpëtuar jetën e një foshnje.

Sipas mjekëve, foshnja lindi me një atrofi muskulare spinale, e njohur dhe si atrofi muskulare e shpinës, një sëmundje e rrallë me origjinë gjenetike.

Brenda pak kohësh, fëmija do paraqiste atrofi muskulare deri në Tipin 1, që shkakton vdekje. Por, mjekët i dhanë zgjidhje, duke miratuar buxhetin e jashtëzakonshëm, sidomos për spitale shtetërore prej thuajse 2 milionë euro.

Tashmë, ekipi shkencor është në pritje të ecurisë së gjendjes shëndetësore, në një rast tepër të rrallë, e deri pak kohë më parë fare të pashpresë.

Share With:
Translate »
217 Views