E pranon dhe Tuna, Tian i ngjan Patrisit

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Tuna po shijon prej 5 muajsh ”profesionin” e vështirë të prindërimit. Impenjimet e ndryshme në skenë i kanë lënë vend përkujdesjes dhe dashurisë për Tianin, i cili është melodia më e bukur e nënës së re. Ndryshe nga shumë kolege të saj, të cilat kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë e fëmijëve të tyre, Tuna është treguar e hapur me miqtë dhe fansat duke ndarë vazhdimisht foto të vogëlushit që rritet dita-ditës, aq sa mund të kuptohet fare mirë se kujt i ngjan tashmë Tiani. Tani që e ka kuptuar dhe mami Tuna, Tian i ngjan babit dhe kjo foto i thotë të gjitha.

Share With:
Translate »
846 Views