Shkoi për të lindur djalin, zbuloi tradhëtinë e të shoqit

Ndërkohë që Gemma Powell po qëndronte në shtratin e spitalit pasi priste të lindte foshnjën, në mendjen e saj po vinin emra të ndryshëm për bebin. Para se të futej në sallë, një shok i thotë me shaka se kush është babai… Kur mjeku i kërkoi të dashurit të saj emrin, Alex Alex, siç e njihte e dashura, ai u përgjigj duke thënë Douglas, dhe kështu Gemma u trondit ndërohë që mjekët filluan me operacionin. Gemma më vonë zbuloi se Alex jo vetëm që kishte identitet tjetër, por gjithashtu kishte edhe një grua. Ajo thotë se nuk harrohet kurrë dita kur lind një fëmijë, dhe në rastin e saj kishte një arsye më shumë për të mos e harruar. “Ishte shkatërruese”, rrëfehet ajo për Metro. Com. “Do bëheshim me fëmijë dhe ai më kishte thënë se pas dy muajsh do martoheshim, por ai e kishte një grua”. Gemma ishte njohur me Alex në një parti. Ata filluan të takoheshin shpesh dhe u bënë të pandashëm. Tre fëmijët e saj nga martesa e parë, një djalë 12-vjeç dhe vajzat binjake tetëvjeçare e quanin Alexin Baba. Gemma tregon se kanë qëndruar së bashku për më shumë se një vit dhe më pas Gemma mbeti shtatzënë. Kur mjeku pyeti: Cili është emri yt, baba? Gemma thotë se të dy u përgjigjën në të njëjtën kohë. Por në vend që të thoshte Alex, ai tha Douglas. Mendimi im i parë ishte: Përse ai gënjeu? Pas daljes nga spitali, ajo zbuloi se ai kishte një grua tjetër e cila ndodhej në Manchester. Sot, Gemma e lejon Alex të takojë fëmijën, por nuk e fal tradhtinë që i ka bërë ai. Ndërsa Alex thotë se ajo e dinte që kishte një grua dhe se kishte pasur problem. Por Gemma mohon të gjitha këto gjëra dhe thotë se nuk do ta shohë më me sy. Ndërsa gruaja e tij prej 3 vitesh nuk dinte asgjë për tradhtinë e tij. 

 

Share With:
Translate »
832 Views