E rrallë! Iriqët e porsalindur humbin nënën e tyre, macja i ushqen me gji

Kjo mace e bukur ka pranuar iriqët e vegjël si bijtë e saj, pasi nëna e tyre kishte ngordhur në oborr. Ajo vdiq nga një kositëse elektrike, kurse foshnjat e saj u transferuan më pas në kopshtin zoologjik Sadgorod në Vladivostok të Rusisë. Punëtorët kopshtin zoologjik u përpoqën t’i ushqejnë ata me shishe, të cilën iriqët e refuzuan në vazhdimësi. Ishte e qartë se ata duhej të gjenin një zgjidhje të re, sepse kishin frikë se ata nuk do të mbijetojnë gjatë. Më pastaj ata gjetën zgjedhjen më të papritur ndonjëherë. Rolin e nënës e mori përsipër një mace e zezë e quajtur Musya. Kohët e fundit ajo kishte kotele, kështu që i kishte mbetur akoma pakëz qumësht. Punëtorët e kopshtit zoologjik me kujdes i sollën iriqët e vegjël pikërisht te kjo mace, duke shpresuar se do t’i pranojë ato si të tyren. Kjo edhe ndodhi: ajo i priti duar hapur dhe pas disa sekondash u kthye në krah duke ua ofruar iriqëve të vegjël qumështin e saj. Iriqët po e shijojnë qumështin dhe ngrohtësinë e nënës së tyre zëvendësuese dhe se si duket kjo familje e pazakontë, mund të shihni në video.

Share With:
Translate »
1141 Views