E rrallë, nëna surrogate ngel shtatzënë teksa mbante fëmijën e një çifti tjetër

Ka diçka që ju me siguri nuk e dinit; të mbetesh shtatzënë teksa je shtatzënë. Domethënë që të jemi më të qartë në atë që shkruajmë.

Është e rrallë, por ndodh që një grua të jetë duke mbajtur fëmijën e dikujt tjetër në bark, pra të jetë një nënë surrogate, por nga ata tjetër të mbetet shtatzënë dhe të ketë fëmijën e saj.

Kështu ka ndodhur me një nënë surrogate në Amerikë. Ajo quhet Jessica Allen, dhe ajo kishte pranuar që mbante fëmijën e një çifti kinez. Ajo që nuk kishte parashikuar Jessica; të mbetej shtatzënë me parnerin e saj.

Jessica ka menduar se do sillte në jetë dy binjakë për çiftin kinez, duke qenë se kishte dëgjuar në eko dy rrahje zemre. Por e vërteta ishte ndryshe. Pasi erdhën në jetë fëmijët, Jessica dhe partneri i saj vunë re se ata ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ndonjëherë ndodh që binjakët të mos ngjajnë, por fakti që njëri prej tyre ngjajnte me Jessica-n i bëri ata dyshues. Ata vendosën që t’ju bëjnë atyre një test ADN-je, dhe e vëretat doli në dritë. Njëri nga fëmijët ishte fëmija i Jessica-s dhe partnerit të saj.

Share With:
Translate »
879 Views