Halloween-i në shtëpinë e balerinëve na tregon fytyrën e kungullit të porsalindur dhe magjistaren e madhe tashmë

Koreografët, Ola Hasani dhe Esdalin Gorani u bënë për herë të dytë prindër dhe këtë herë të një djali. Babi e postoi një foto që ditën e parë, por bebi ishte me profil. Me rastin e Halloween-it, mami Ola u tregua dorëlëshuar. Na e zbuloi gjithë portretin e tij. Olesia u vesh si magjistare, kurse djali me portokalli, ngjyrën karakteristike të festës. I sapolinduri e ka bërë një nga ato buzëqeshjet që bebat bëjnë teksa flenë, si për të treguar se sa i lumtur është që po e mban motra te prehëri i vogël. E pas gjithë kësaj, sigurisht që më e lumtura është Olesia. Këtej e tutje të gjitha festat do t`i presë me vëllain.Tip

Share With:
Translate »
830 Views