E TMERRSHME! Këngëtari shqiptar vret bashkëshorten, vajzën dhe veten

Një lajm i rëndë ka pushtuar mediat dhe portalet paraditen e sotme. Rapsodi i njohur nga Kosova, Sami Veseli, mësohet të ketë vrarë bashkëshorten, vajzën e tij dhe më pas edhe veten. Lajmi është bërë i ditur nga një mik i tij në Facebook. Veseli, prej vitesh ishte transferuar nga Ferizaj dhe jetonte me familjen në Gjermani. Ende nuk janë mësuar motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Në publikimin e shoqëruar me fotografi, vrasja e trefishtë e rapsodit të njohur nga Ferizaj arsyetohet me këtë përshkrim të mikut të tij: ”Jeta në kulturat e huaja dhe sfidat e vështira në mërgim japin mundësi që të degjenerohemi e të humbim fëmijët dhe familjen… na shtyjnë të bëjmë akte të rënda vetëm e vetëm që të ruajmë fytyrën dhe ndërgjegjen shqiptare”.  Përveç këtij informacioni, asgjë më shumë nuk është mësuar për vdekjen e trefishtë.

 
 

Share With:
Translate »
858 Views