E tmerrshme, vogëlushi filmon veten gjatë vetëvrasjes si pjesë e “Balena Blu”

Prindërit e San Antonio nga Teksasi, kanë rrëfyer ngjarjen për djalin e tyre, i cili vrau veten gjatë vikendit, si pjesë e lojës së çmendur në internet.  Jorge Ginzales, po ecte drejt dhomës së të birit gjatë të shtunës në mëngjes, dhe e gjeti atë të vdekur në dollapin e rrobave. Afër tij gjendej telefoni i tij, i cili po xhironte gjithë kohën, shkruan Dailymail. Prindërit, Gonzales dhe Angela besojnë se vetëvrasja e djalit të tyre ishte pjesë e lojës “Balena Blu”, e cila po përfshin viktima nga gjithë bota dhe konsiderohet lojë shumë e rrezikshme. Babai i viktimës së fundmi kishte lexuar një raport për këtë lojë, dhe i pyeti fëmijët nëse dinin ndonjë gjë për këtë. “Bëhej fjalë për diçka djallëzore, dhe djali im nuk mund të ishte pjesë e kësaj”, tha ai. Isaiah i tha babit të tij që kishte dëgjuar për këtë lojë, por kurrë nuk do të ishte pjesë e saj. Por, ditën e vdekjes së tij, ata gjetën fotografi, të cilat ai u kishte dërguar shokëve të tij, gjatë niveleve të “Balenës Blu”, duke e treguar se fundi i saj është vetëvrasja. Ata e menduan këtë si shaka ndaj dhe nuk i treguan askujt. Pas vdekjes së të birit, familja u bëjnë thirrje prindërve që të kenë sa më shumë kujdes me fëmijët dhe lojën e rrezikshme që u mori jetë qindra fëmijëve.

Share With:
Translate »
771 Views