Edhe pse të ndarë, surpriza e Angelinës, përloti Brad Pitt

Ndonëse Jolie dhe Pitt tashmë janë ndarë, nuk do të thotë se ata nuk rezervojnë një vend të veçantë në jetët e njëri-tjetrit. 

Sipas konsensusit të tyre, fëmijët do të qëndrojnë me të ëmën dhe ashtu ka ndodhur deri tani, por duke qenë se Festa e Baballarëve kishte afruar, Jolie ka menduar të surprizojë Pitt, duke i dërguar fëmijët në shtëpinë e tij.

Fëmijët kanë qëndruar për disa orë të mira me të atin, më pas janë larguar nga Los Angeles sepse u duhej të shoqëronin Angelina-n në një udhëtim në Addis Ababa në Etiopi, vendi në të cilin është adoptuar Zahara në 2005-n.

Kjo do të thotë se deri tani Jolie dhe Pitt janë duke pasur një prindërim të mirë, ndonëse të ndarë dhe ky është një lajm shumë i mirë.

Share With:
Translate »
1251 Views