Edukatoret, liçensë për ushtrimin e profesionit

Nëse parlamenti i ardhshëm do të votojë pro projektligjit që propozon që profesioni i edukatores të jetë 1 nga 11 profesionet e rregulluara me ligj, edukatorët do të duhet të kenë licencë për të ushtruar profesionin.

Pra, provimi i shtetit është një nga kriteret e reja, që vjen si masë e shtuar për emërimet e reja të edukatoreve sipas parimit të meritës, por edhe si një mënyrë për të kontrolluar sistemin e edukimit në vend.

Kjo nisur edhe nga ngjarjet e dhunës në  kopshte, çerdhe dhe shkolla. Në projektligj kërkohet gjithashtu që edukatoret, mësuesit dhe kujdestarët të bëjnë disa teste shtesë për të vlerësuar qëndrueshmërinë psikologjike dhe emocionale të tyre ne raport me marrëdhëniet që krijojnë në punë.

Vlerësim ky që sipas tij bëhet nga një psikiatër ose nga një komision multidisiplinor që përfshin infermierë, psikologë dhe punonjës social.

Bëhet fjalë për të njëjtin projektligj ku ministria e Arsimit kërkon gjithashtu që profesion i rregulluar me ligj të jetë edhe ai i drejtorit të shkollës, që me ligjin e ri të arsimit të lartë, kusht është edhe certifikimi nga shkolla e drejtorëve. Në relacion kërkohet që licenca të jepet me afat 6-vjeçar, me të drejtë rinovimi.

Share With:
Translate »
735 Views