Ekspertët lëshojnë alarmin, ndaloni ushqimet me bazë orizi tek foshnjat

Drithërat me oriz janë një zgjedhje e shumë nënave të reja kur bëhet fjalë për ushqimin e bebeve, por një studim i botuar kohët e fundit në Journal of Agricultural and Food Chemistry ka zbuluar se drithërat me bazë orizi përmbajnë shumë më shumë mërkur e metale të rënda se drithërat e tjera.  Merkuri, një element që shpesh gjendet tek peshku e zakonisht depërton në ushqim përmes ujit në një formë të quajtur methylmercury. Niveli i lartë i këtij metali mund të dëmtojë sistemin nervor ose të shkaktojë defekte në lindje nëse jeni shtatzënë.  Për foshnjet deri më tani është menduar se mërkuri vinte nga qumështi i gjirit, duke mos marrë parasysh se ka dhe burime të tjera, përfshirë këtu dirthërat me bazë orizi. 
Në testet e tyre, shkencëtarët krahasuan 119 llojë të ndryshme drithërath dhe dolën në përfundimin se ato me oriz përmbanin tre herë më shumë sasinë e methylmercury
Meqë orizi rritet në ujë, është më shumë i ndjeshëm ndaj kontaminimit me metale të rënda sesa drithërat e tjera. 

Share With:
Translate »
819 Views