Emrat trend të 2018-s për bebet e pranverës

Emrat e luleve janë gjithmonë ndër më të preferuarit për të gjitha vajzat që lindin në pranverë. Sepse lulet dhe vajzat kanë ecur dorë më dorë prej shekujsh, kështu që çfarë më bukur se një emër luleje mund t’u shkojë më shumë vajzave?

Në shumë rankime që janë bërë kohët e fundit për emrat e fëmijëve, ndër më të preferuarit për vajzat mbeten Daisy dhe Lily, në 14 vendet e para të listës së vitit 2017, nga Baby Center.

Po kështu, edhe Violet dhe Jasmine kanë qenë ndër emrat më të përdorur.

Po cilët janë emrat e kësaj pranvere, sipas Baby Center? Nëse po kërkoni një emër universal për vajzën apo djalin që po vjen në jetë këtë pranverë, në këtë listë do të gjeni disa emra që mund t’i përzgjidhni.

Iris, Marigold, Rose vazhdojnë të mbeten frymëzimet dhe zgjedhjet origjinale që e kanë burimin te lulet.

Për vajzat: Aurora, Violet, Dahlia, Kamelia, Mei (Mae), Aya, Paloma, Aria, Layla, Isabella, Amelia, Adalin.

Për djemtë: Robin, Rubin, Hanter, Liam, Aiden, Daniel, Mateo, Julian, Gabriel, Samuel, David, Adam.

Share With:
Translate »
1830 Views