Emri i Amblës, vajzës së Blendi Klosit ka një histori shumë të bukur!

Ministri Blendi Klosi ishte ftuar këtë të hënë në “Pushime On Top”, ku i zhveshur nga kollarja e politikanit foli për familjen e tij. Ndër të tjera Blendi rrëfeu se ndihet shumë keq për faktin që nuk kalon shumë kohë me fëmijët e tij dhe se shumë momente gjatë rritjes së tyre atij i ndodh që t’i humbë.

“Ndjehem shumë defiçitar që kaloj pak kohë më fëmijët. Gjatë kampionatit botëror teksa bisedoja me tim bir Aronin, unë kuptova që ai dinte gjithçka, ndeshjet, lojtarët, si luajnë dhe aty kuptova se sa pak rri unë me fëmijët pasi mendoja se ku i mësoi Aroni kaq shumë gjëra”, tregoi me sinqeritet Klosi. Ndërsa ai ndau edhe historinë e bukur kur ai dhe bashkëkshortja do t’u duhej të gjenin një emër për vajzën që do të vinte në jetë 6 vite më parë.

“Kur Nora më tha që priste një vazjë, unë e putha dhe në moment thash vazjës do t’ja vëmë emrin Ambla, si puthja e ëmbël e mami Norës”, tregoi Blendi.

Share With:
Translate »
829 Views